Ç’ndodhi? Policia ndalon koncertin ku po performonte Meda (Pamjet)

10 Gusht, 2024

Zbulohen detaje nga koncerti në Prizren ku performoi dy ditë më parë këngëtari Meda.

Sipas mediave në Kosovë, Njësia Speciale e Policisë në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë zbarkuan pas mesnate në diskotekën ‘Velunia Club’ në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.

Koncerti ku po performonte Meda u ndërpre, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Sipas gazeta “Sinjali”, arsyeja e kontrollit policor ishte prishja e rendit dhe qetësisë publike, për shkak të zhurmës së madhe, kjo për faktin se gjatë verës diskoteka ndodhet në ambient të hapur.

Burimet e gazetës bëjnë të ditur se pas ndërhyrjes së Policisë janë vendosur mbi 50 gjoba, ku disa persona janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Kujtojmë se sipas Kodit Penal, kushdo që shkakton zhurmë të panevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët përreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00, gjatë ditëve të javës dënohet për kundërvajtje.