Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me ofensivën ukrainase ne rajonin rus Kursk.
Ai shprehet se Rusia solli luftën në tokë dhe duhet të ndjejë atë që ka bërë.
“I jam mirënjohës çdo ushtari dhe komandanti që siguron mbrojtjen e pozicioneve tona ukrainase dhe përmbushjen e detyrave tona të mbrojtjes. Ukrainasit dinë t’i arrijnë qëllimet e tyre. Rusia solli luftë në tokën tonë dhe duhet të ndjejë atë që ka bërë”, deklaroi Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, ndërsa ofensiva ukrainase në rajonin rus Kursk vazhdon.