Ademi: Stoilkoviqi i VLEN-it i shkurtoi financat për Marrëveshjen e Ohrit dhe Ditën e Alfabetit shqip

9 Gusht, 2024

Arbër Ademi nga BDI tha për VLEN-in se, janë humbës të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale dhe shtoi se, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit, si e quan ai, putinistit Ivan Stoilkoviq. Ademi tha se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për organizimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërkohë që tha se, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogëluar mjetet për shënimin e përvjetorit të MO.

“Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, pa legjitimitet nga votuesit, si vazal të VMRO-së, në rolin e vazalit dhe nënvlerësuesit të shqiptarëve, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit putinistit Ivan Stoilkoviq, ashtu siç i dorëzuan shqiptarët te Vuçiqi dhe Putini. Rrjedhimisht, kjo Qeveri monoetnike nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Gjithashtu, edhe mjetet për shënimin e përvjetorit për Marrëveshjen e Ohrit, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogëluar, siç i ka zvogëluar për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, tha Ademi.