Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, pas përfundimit të votimeve ka folur për mediat ku ka falenderuar të gjithë himariotët për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Ai theksoi se do të pranojë verdiktin e himarioteve, ndërsa ka shtuar se gjatë procesit të votimeve ka patur presion.
“Dua të falënderoj të gjithë himariotët që më mbështetën, i falënderoj nga zemra. Falënderoj të gjitha partitë opozitare që më mbështetën në këtë fushë, stafin, që bënë një punë tepër të mirë. Himariotët folën dhe na ka ngelur të shohim vullnetin e tyre. Do ta çojmë programin tonë deri në fund. Himariotët nuk do ulin kokën, pavarësisht presiononeve. Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himariotët. Presione ka pasur, pasi ministra e deputetë të maxhorancës kanë qenë këtu. Qëllimi kryesor i imi është të punoj për himariotët. Unë jam fitues i garës, nëse fitoj dhe nëse kandidati tjetër dëshiron të punojë me mua është i mirëpritur”, tha Gjikuria.