Atmosferë e tendosur në shtëpinë e Borusia Dortmund. Drejtori teknik Sven Mislintat, nuk lejohet më të hyjë në dhomat e zhveshjes së skuadrës, një vendim i marrë me kërkesën eksplicite të trajnerit Nuri Sahin.
Trajneri i verdhezinjve Sahin, në fakt ka shprehur dëshirën për t’i kufizuar aksesin në dhomat e zhveshjes vetëm stafit teknik dhe pak drejtuesve të zgjedhur, mes të cilëve Sebastian Kehl dhe Lars Riocken, administratori i deleguar i klubit.
Mislintat që në të kaluarën ka luajtur një rol vendimtar në sektorin e zbulimit të talenteve dhe në operacionet e merkatos së Borusias së Dortmundit, nuk pjesë në listën e ngushtë të përpiluar nga trajneri.
Pavarësisht përjashtimit nga dhomat e zhveshjes, nuk parashikohet një pushim nga puna për Mislintat. Drejtuesit e Borusias së Dortmundit nuk konsiderojnë të nevojshëm një largim të drejtorit teknik dhe nuk parashikohen masa drastike. Vendimi i trajnerit Sahin, edhe pse ka krijuar një atmosferë të rëndë duket se respektohet nga sferat e larta drejtuese të klubit.
Kjo situatë e veçantë shton presionin në një ambient jo dhe aq të qetë. Zgjedhja për të përjashtuar Mislintat mund të reflektojë tensione të brendshme mes klaneve të ndryshëm në klub.
Nevoja për të ruajtur një ambient të fokusuar në performancën e lojtarëve duket se është prioritet për Sahin, që do të evitojë çdo shpërqendrim të jashtëm.