Për ekipin olimpik i cili përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris 2024, është organizuar një pritje shtetërore.
Pritja shtetërore pritet të fillojë nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush”.
Organizimi është bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që kanë sjellë në shtëpi. Sportistët tanë i kanë treguar botës fuqinë, vendosmërinë dhe talentin e Kosovës, duke na bërë të gjithëve krenarë. Bashkohuni me ne në sheshin ‘Xhorxh Bush’, t’i presim me krahë hapur, e të festojmë suksesin e tyre së bashku”, thuhet në njoftimin e ministrisë.