Në mes zhurmës së krijuar për të kudo nëpër rrjete sociale, lidhur me përfshirjen e tij në sherrin brutal të ndodhur në Pejë disa netë më parë, reperi i njohur Noizy, pak momente më herët ka bërë një veprim të papritur ndaj një ndjekësi të tij.
Ky i fundit, e ka ofenduar në një prej mënyrave më të shëmtuara nëpërmjet postimeve që reperi ka publikuar në rrjete sociale.
Këto biseda janë bërë publike falë Noizyt i cili i ka ndarë në llogarinë e tij personale të Instagram-it, teksa “screenshot-in” e ka shoqëruar me një fotografi të ndjekësit të tij bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën. Sakaq përbri reperi shkruan: Pastaj kur i kap thonë pse? Pretendojn se ngaqë jemi me famë s’duhet të reagojmë.
Por nuk mbaron me kaq… Noizy bën publike një tjetër foto të Behlulit(ndjekësi i tij) teksa krah tij shfaqet bashkëshortja.
Pas këtij veprimi të reperit, Behluli ndryshon fotografinë e profilit dhe Noizy e komenton: E ndërroj Beluli foton e profilit u bë patriot direkt. Bravo Belul por tepër vonë…
Duke mos i mjaftuar të gjitha këto, Behluli nuk di të ndalet ende dhe përsëri me ironi i shkruan reperit: