“Asnjë klub në botë nuk i donte lojtarët e Arsenalit”, drejtori: Ishte një ekip për t’u pastruar

6 Gusht, 2024

Në vitet e fundit, Arsenal është shndërruar në rivalen kryesore të Manchester Cityt në Premier League. “The Gunners”, e kanë ngritur ndjeshëm nivelin e tyre ndërsa kanë ndërmarrë edhe një revolucion në organikë, meritë kjo e drejtorit sportiv, Edu.

Ky i fundit, zbulon se kur mbërriti te Arsenal iu desh shumë punë për të larguar futbollistë në moshë të madhe dhe me pagë të lartë, për t’i zëvendësuar me të rinj të talentuar nga të cilët klubi ka mundësi të përfitojë më shumë.

“Kur mbërrita te Arsenali, pashë të gjithë skuadrën, me gjithë respektin e duhur, por pothuajse të gjithë ishin mbi 26 ose 27 vjeç. Ata kishin paga të larta dhe nuk sillnin të ardhura. Nëse i keni këto tre elemente, cili klub në botë do të dëshironte të vinte këtu dhe të blinte një nga lojtarët tanë? Askush.

Kur fillova, pashë çdo lojtar të ekipit me këto tre karakteristika. Pastaj thashë: ‘Djema, ne duhet ta pastrojmë këtë ekip, pasi vetëm kështu mund të ndërtonim një bazë të re.’ Nga kjo bazë, ne duhej të nënshkruanim lojtarë më të rinj, me paga më të ulëta, me një të ardhme më të mirë, të cilët do të na çonin atje ku ne duam.