Zyrtarët e koalicionit shumëkombësh të udhëhequr nga SHBA, i cili thuhet se se po përgatitet, sipas mediave izraelite, për të ndihmuar Izraelin të zmbrapsë një sulm të pritshëm iranian, po paralajmërojnë që të mos përgjigjet shumë ashpër ndaj një sulmi të tillë.
Sipas transmetuesit shtetëror izraelit Kan, zyrtarët e koalicionit thuhet se i kanë bërë thirrje qeverisë izraelite që të mendojë me kujdes përpara se të sulmojë, në mënyrë që të parandalojë luftën e gjithanshme.
Në prill, një sulm masiv me dron dhe raketa nga Irani u pengua nga një koalicion që përfshinte Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Katarin, Egjiptin, Jordaninë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.
Sipas të njëjtave media izraelite, diplomatët perëndimorë vlerësojnë se i njëjti koalicion mund të formohet sërish./vizionplus.tv