Trazirat kunder emigrantëve dhe myslimanëve në Britaninë e Madhe kanë hyrë në ditën e pestë.
Protestat u mbajtën në Hull, Liverpool, Bristol, Manchester e Blackpool në Angli, si dhe Belfast të Irlandës se Veriut.
Tubuesit kanë sulmuar hotelet e përdorura për të strehuar azilkërkuesit në veri të vendit ,ndërsa deri më tani janë arrestuar rreth 150 persona.
Policia u është përgjigjur skenave të dhunshme, ndërsa kryeministri Keir Starmer ka dënuar sulmet.Ai tha se ata që kanë marrë pjesë në trazira do të përballen me forcën e plotë të ligjit.
“Nuk ka vend në rrugët tona për protesta të grupeve të së djathtës ekstreme. Do të pendoheni që keni marrë pjesë qoftë drejtpërdrejt, apo edhe për nxitje të këtij veprimi”, tha ai.
Starmer do të mbajë gjatë ditës takim për reagim urgjent, të quajtur “Cobra”, në të cilin do të marrin pjese zyrtarë nga komitet i reagimit emergjent i përbërë nga ministra, nëpunës civilë, polici e oficerë të inteligjencës.
Dhuna u shkaktua nga vrasja me thikë e tre vajzave të vogla në Southport, në Anglinë veriperëndimore, në fillim të javës.
E djathta ekstreme ka shfrytëzuar situatën dhe ka ndërmarrë një fushatë dezinformimi, duke përfshirë edhe pretendime të rreme se sulmuesi ishte një emigrant.
Ndërkohe Policia ndërkohë ka konfirmuar se i dyshuari si autor i sulmit ka lindur në Britani. /vizionplus.tv