“Na telefononi”/ Kosova kërkon ndihmë për arrestimin e Noizy-t dhe mikut të tij

5 Gusht, 2024

Policia e Kosovës ka publikuar njoftimin zyrtar dhe ka shpallur në kërkim reperin Noizy bashkë me mikun e tij, Bahtjar Bajraktari. Të dy akuzohen për dhunimin e Muhamet Isenit, një personazhi të njohur në Tik Tok si Medi, i cili u dhunua në mënyrë barbare pak ditë më parë në Pejë. (lexo këtu)

Në njoftim, Policia e Kosovës jep të dhënat kryesore fizike të Noizyt dhe mikut të tij dhe u bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që nëse i shohin, të njoftojnë menjëherë autoritetet.

Njoftimi:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e  kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU  i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI   i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.

Policia njofton se tё pandehurit kërkohen për veprën penale: Lёndim i rёndё trupor.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected].

ZYRTARE! Policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e