Përmbysje e çmendur e Portos në finalen e Superkupës së Portugalisë. “Dragonjtë e Oportos” po humbnin 0-3 me Sportingun e Lisbonës, por në fund triumfuan 4-3, duke regjistruar një fitore të paharrueshme.
Skuadra e Ruben Amorim e nisi në mënyrë të shkëlqyer duelin në “Estadio Municipal de Aveiro”. Dhe në minutën e 24’ Sportingu kryesonte 3-0!
Por Porto nuk u dorëzua, shënoi tre gola dhe e dërgoi finalen në minutat shtesë. Gjatë së cilave u kompletua përmbysja e madhe. Ivan Jaime realizoi golin e fitores në minutën e 101’ dhe në fund festë e çmendur tek ekipi i drejtuar nga Vitor Bruno.
Porto siguroi trofeun e Superkupës për herë të 24 në histori, si asnjë skuadër tjetër më parë në futbollin luzitan. Shumë larg Benfica dhe Sportingu i Lisbonës. Dy skuadrat e kryeqyteti ndjekin me nga 9 suksese./ Super Sport